Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kushdo që i ndihmon Kurtit të bashkëqeverisë, përfshirë edhe Limajn, është “dorë e zgjatur e Serbisë”.
“Nëse Fatmir Limaj bëhet me Albin Kurtin, atëherë mendërmethënë është dorë e zgjatur e Serbisë. E zbuluam edhe një, e paskemi pasë në ekip po s’e paskem ditë. E paskemi pasë të infiltrum në radhët tona. Kush bëhet shkaktar me vazhdu ky, ta dini se është në agjendë të Moskës dhe Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.
“Edhe Limaj nese i ndihmon Albin Kurtit, për pak pushtet, për mbijetesë politike, është ka bëhet pjesë e agjendëse ruse e serbe. Limaj është zbulu ose që ka qenë pjesë e atij klubi, ose tani po don me u bë me vetëdije pjesë e atij klubi. Se ne jemi bë bashkë me e hjekë mashtruesin, fatkeqësinë e Kosovës, njeriun e Serbisë”, tha ndër të tjera Haradinaj.
Ai pati një “selam” edhe për mbështetësit e VV’së që po e ofendojnë atë.
“Janë do influencera të VV’së që po mundohen të gjithë kohën me e akumulu një patriotizëm të Kurti dhe kjo ekipë, krejt atyne çka thonë për mu po ju them qashtu ju koftë. Krejtve ren, kushdo që prodhon video”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.