Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur zhgënjimin e tij për veprimiet Fatmir Limajt, duke thënë se ky i fundit i ka dhënë një “goditje të dhimbshme” mundësisë për krijimin e një qeverie opozitare.
“Është e dhimbshme që mundësisë për një qeveri opozitare iu dha një goditje pikërisht nga Limaj. Ishte shumë jo nërregull.” – tha Haradinaj.
Ai shtoi se, sipas tij, Limaj është në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Albin Kurti.
“Ne thojmë shihja veprat dhe jo fjalët, hetohet se ai është në komunikim të vazhdueshëm me zotin Kurti. Pra kanë ndodh disa takime” – tha kreu i AAK-së në “Pressing”