Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit, shkruan Gazeta Demos.
Ai shkruan se mbështet të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e popullit dhe vendit të vetë.
“Po ashtu, mbështesim SHBA dhe aleatët në përpjekjet e tyre për një zgjidhje paqësore të konfliktit”, përfundoi Haradinaj.
Postimi i plotë:
Me shqetësim po i përcjellim zhvillimet në Lindjen e Mesme.
E dënojmë sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit. Njëkohësisht e mbështesim të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e popullit dhe vendit të vet.
Po ashtu, mbështesim SHBA dhe aleatët në përpjekjet e tyre për një zgjidhje paqësore të konfliktit.