Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haradinaj: Bllokada e krijuar nga VV e dëmshme, po i kushton vendit

    05/06/2025 17:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar përkushtimin e partisë së tij për të kontribuar në zhbllokimin e krizës institucionale që po e mban vendin në ngërç pas zgjedhjeve të përgjithshme.

    Përmes një deklarate pas takimit me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, Haradinaj ka nënvizuar se AAK ka ofruar propozime konkrete për figura konsensuale që mund të marrin besimin e shumicës së deputetëve për postin e Kryetarit të Kuvendit.

    “Sot, në takim me përfaqësuesit organizatave të shoqërisë civile, e rikonfirmova qëndrimin e Aleancës për të ofruar zgjidhje dhe për të ndihmuar daljen nga kjo gjendje e papranueshme. Kjo është arsyeja pse ne kemi dalë me propozime konkrete të emrave, që mund të jenë figura konsensuale, të cilat do të mund të merrnin besimin e shumicës së deputetëve për postin e Kryetarit të Kuvendit”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka theksuar rëndësinë e rolit të shoqërisë civile në proceset politike dhe e ka cilësuar situatën aktuale si të papranueshme.

    “Shoqëria civile është një zë i artikuluar dhe i qëndrueshëm në të gjitha proceset politike në vend, sikurse tani edhe në situatën e krijuar pas zgjedhjeve të përgjithshme, me bllokadën institucionale që po e mban vendin peng,” tha Haradinaj.

    Për këtë, ai përmendi se AAK-ja i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për një interpretim që mund të shërbejë si mekanizëm për zhbllokimin institucional dhe rivendosjen e funksionalitetit të Kuvendit.

    Haradinaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e institucioneve, duke theksuar se kjo po shkakton pasoja serioze në aspektin politik, institucional dhe ekonomik. Ai ka siguruar se Aleanca mbetet e përkushtuar për të qenë pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit.

    “Bllokada e krijuar nga Vetëvendosje është e dëmshme dhe po i kushton vendit me pasoja të mëdha, politike, institucionale dhe ekonomike. Aleanca mbetet e përkushtuar që të jetë pjesë e zgjidhjes”.

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Gëzim dhe begati në çdo familje

    AAK zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash – Bekë Berisha në garë për Prishtinën

    “Në luftë kam pasur armë më të mira se ato që u prezantuan dje”, Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti për gjendjen e FSK-së

    Të Fundit

    Ndahet nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

    Cila ishte marrëdhënia e Mesiq me Kosovën ndër vite?

    Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh ndaj Armenisë

    Policia gjen armë e municion në shtëpinë e gjakovarit, që dyshohej se ushtroi dhunë psikike ndaj gruas

    Çitaku nga tribunat e stadiumit bashkë me Zhegrovën e Rashicën: Me dy super djem, forca Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.