Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Haradinaj: Angazhimi i Presidentes e ndryshon gjendjen, Kushtetuesja s’mund t’i ik tash çka pas 30 ditëshit

    23/07/2025 11:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur para vazhdimit të seancës lidhur me kërkesën e Presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ngërçin, ku përfshihet edhe kërkesa për masë të përkohshme ndaj afatit të caktuar për konstituim.

    Sipas Haradinajt, kërkesa e Osmanit e ndryshon gjendjen.

    “Ajo që ndodhi me angazhimin e Presidentes tani, e ndryshon gjendjen. Ekziston mundësia e ngrirjes së afatit. Na mbesin pak ditë në mënyrë që të gjeturat e reja të afatit. Sot nuk shoh ndryshim. Jemi të detyrum të vijmë se e kemi përgjegjëis, por gjendja nuk sic e shihni nuk është e mirë”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ai e ka vlerësuar angazhimin e Presidentes si të nevojshëm, teksa tha se kërkesa për masë të përkohshme ua shpëton disa ditë të afatit 30 ditor që ka caktuar Kushtetuesja për konstituim.

    “Na i fiton disa ditë të afatit 30 ditor. Disa ditë mund të ruhen në të ardhmen kurdo që krijohet mundësia. Kjo është ajo e mira e kësaj. Shpresoj që Gjykata nuk do të vonon me veprimet e veta, sidomos për masën por edhe vendimin. Mendoj se Gjykata s’mundet tani me i ik tash çka pas 30 ditëshit, çka nëse partia që ka të drejtën me nominu nuk i arrin votat.  Jam i bindur që do të gjejnë një zgjidhje. Ne s’kemi qit ndonjë kusht të kemi qit ndonjë kusht, sidomos për opozitën. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim opozitën, por edhe për pozitën kemi dhënë opsion”, ka thënë Haradinaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Marrëveshja me Rusin, e konfirmon Zelensky: Ukrainës iu kthehen një grup ushtarësh të burgosur

    Kurti vrapon pas testikujve të dashit – (lexo: Fatmirit)

    Kamioni me targa serbe godet veturën, një i vdekur dhe katër të lënduar në Shkodër – VIDEO

    Të Fundit

    Marrëveshja me Rusin, e konfirmon Zelensky: Ukrainës iu kthehen një grup ushtarësh të burgosur

    Kurti vrapon pas testikujve të dashit – (lexo: Fatmirit)

    Kamioni me targa serbe godet veturën, një i vdekur dhe katër të lënduar në Shkodër – VIDEO

    Paris Guri i bën thirrje Pacollit pas raportimeve për burrin e saj: Fitore kthej 252 mijë euro

    Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, raportohet për arritjen e marrëveshjes për të burgosurit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.