Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është afruar tek Kryesuesi i seancës për konsultë, ashtu siç paralajmëroi.
Paraprakisht ai tha se duhet të kthehet votimi i hapur dhe të ketë dakordim për kandidaten për kryetare Kuvendi.
“Ajo që besojmë tani se janë pjekë kushtet me u kthy praktika e votimit të votës së hapur. Janë pjek kushtet edhe për konsultua për t’u dakorduar për kandidaten. Në këtë seancë për mos me leju me shku me të vjetrën, kemi ra dakord me znj.Time Kadriaj, kemi ra dakord për një konsultë me Kryesuesin e seancës që ta diskutojmë mundësinë e kthimit në votën e hapur dhe dakordimin për kandidatë”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk është mirë me hy në seancë me të vjetrën”, shtoi Haradinaj.