LajmeZgjedhjet 2025

Hapja e fushatës, Tolaj: Kërkoj besimin dhe votën tuaj për ndryshimin e madh

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj i cili mban numrin 5 në listë, ka kërkuar besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Tolaj i ka premtuar qytetarëve ndryshim dhe një qeverisje që punon për qytetarët e vendit.

“Sot, ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Një moment vendimtar për Kosovën dhe për drejtimin që duam t’i japim shtetit tonë.
Kërkoj besimin dhe votën tuaj për ndryshimin e madh, për një qeverisje që punon për qytetarin, jo për propagandë”, tha ai.

Tolaj shtoi se do të punojnë më shumë në shëndetësi, arsim e ekonomi.

“Për shëndetësi më të mirë, arsim më cilësor, ekonomi funksionale dhe institucione me përgjegjësi. Jam krah qytetarëve, krah interesit publik dhe krah vlerave që na bashkojnë. Me mbështetjen tuaj, ndryshimi është i mundur”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button