Gjatë ditës së sotme në komunën e Suharekës është hapur qendra rekreative për personat me Sindrom Down dhe Autizëm, shkruan GazetaDemos.
Fondacioni Valon Vataj, ka dhënë donacion për ta ndërtuar qendrën rekreative për persona me sindrom Down dhe Autizëm, ku emri i kësaj qendre është “DUJE”, kujtojmë që ky emër ka ardhur për shkak që Albina dhe Familja Kelmendi kanë performuar në Eurovisionin 2023, kënga e cila ka qenë e titulluar me emrin DUJE.
Sot në orë 11:00 është përuruar Qendra Rekreative “DUJE” ku kanë marrë pjesë, Albina Kelmendi, familja e saj dhe donatori Valon Vataj.
Poashtu prezent ka qenë edhe kryetari i komunës Bali Muharremaj.