Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka hapur konkurs për pozita të lira për mësimdhënës në disa shkolla të kësaj komune.
Sipas konkursit, gjashtë profesorë kërkohen në shkollën e mesme ekonomike, kurse 7 arsimtarë në shkollat fillore.
Prej pozitave të lira janë: 2 për mësimdhënës në lëndën ekonomike, 2 mësimdhënës për lëndë juridike, 2 mësimdhënës për lëndë juridike (zëvendësim), 3 mësimdhënës për teknologji informative, 1 mësimdhënës për biologji, 2 mësimdhënës për lëndën e matematikës dhe 1 mësimdhënës për lëndën e matematikës (zëvendësim).
“Koha e aplikimit është nga data 21.02.2022, deri më datën 07.03.2022”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.