Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hapet ekspozita periodike e fotografive “Yiannis and Miltos Manakia – Njerëzit prapa objektivit”

    26/04/2023 10:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot është hapur ekspozita periodike e fotografive “Yiannis and Miltos Manakia – Njerëzit prapa objektivit.

    Ky është prezantimi i parë publik i një koleksioni të gjerë fotografish të realizuara nga dy vëllezërit Yiannis dhe Miltos Manakia nga Grevena e Greqisë. Përmes tyre paraqitet përditshmëria, mundi, lufta për mbijetesë, monumentet arkitekturore dhe ngjarjet historike e sociale që sinjalizuan ndryshimet e gjysmës së parë të shekullit të 20-të në të gjithë Ballkanin e më gjerë. Në kuadër të saj u prezantua edhe një film dokumentar i ndërlidhur me fotografitë e ekspozuara.

    Në ceremoninë hapëse morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali, shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Ëigemark, ish-presidentja Atifete Jahjaga, përfaqësues të institucioneve kulturore dhe artdashës.

    Organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë dhe Muzeu “Macedonian Struggle and Modern History of Macedonia” në Selanik, ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 5 maj në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”./Demos/

    Artikuj të ngjashëm

    Si i bëri për spital disa serbë Mr Bee me shokun e tij, tregon vet ai

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Mr Bee rrëfen për përplasjen brutale me serbët në Australi: Njërit ia ngula thikën në bark, shoku im e goditi me kazmë

    Të Fundit

    Policia mbyll një lokal të natës e gjobit dy të tjerë në Mitrovicë

    1 Qershori – Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

    Ndahet nga jeta ish-zyrtari policor nga Vushtrria, Shaip Hasani

    Profesori britanez: Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë mund të jenë zgjidhja ndaj ngërçit politik 

    Bislimi kritikon BE-në: Ka anuar kah Serbia në dialog, nuk ka marrëveshje për Asociacionin 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.