Lajme

Hamza takon kryetarët e degëve të PDK-së, thotë se po hyjnë në një fazë të re organizimi

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është takuar me kryetarët e degëve të këtij subjekti, ku është diskutuar për zgjedhjet e brendshme.

Hamza ka thënë se PDK po hyn në një fazë të re riorganizimi.

“PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë. Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës”, shkruarn ndër të tjera Hamza.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button