Kanditati i PDK-së për kryeministër te vendit, Bedi Hamza teksa po qëndron në Paris për vizitë zyrtare, në kuadër të takimeve, ka zhvilluar edhe një të tillë edhe me Andreas Schleicher, Drejtorin Global për Çështje Arsimore të organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Hamza tha se me të biseduan rreth testit PISA, teksa së bashku analizuan këto rezultate.
“Andreas është i njohur botërisht si eksperti që ka zhvilluar tërë sistemin botëror të testeve dhe instrumenteve arsimore PISA. Kosova, siç e dimë, ka shënuar rezultate të ulta dhe me Andreas biseduam gjerësisht, duke i analizuar këto rezultate dhe reformat strategjike që mund t’i implementojmë shpejt në Kosovë”, shkroi ai.
Hamza ka thënë se këshillat e OECD, si dhe analizën e Andreas e ka përfshirë në programin e tij.
“Këshillat e OECD dhe të dhënat nga PISA, si dhe analizën e Andreas e kam përfshirë tashmë në programin tim dhe pa dyshim se arsimi do të jetë prioriteti im kryesor, së bashku me ekonominë. Nuk ka ekonomi të zhvilluar dhe kuadro të përgatitura pa reforma thelbësore në arsim.
Jam falënderues për takimin që patëm në zyrën kryesore të OECD dhe për ndihmën e paralajmëruar, por jam edhe i gëzuar për punën e madhe që po na pret për ta ndryshuar rrënjësisht sistemin tonë arsimor”.