Lajme

Hamza: Sot njerëzit do kishin rritje të pagave për 50%, nëse do kisha të drejtën si i pari me tentu me kriju qeverinë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se nga ky ngërç politik që është krijuar në vend për shkak të VV’së, e ka rënduar edhe jetesën e qytetarëve.

Hamza deklaroi në Debat Plus, se sikur të kishte të drejtën me tentu me bë qeverinë si i pari i zgjedhjeve, tash do të kishin rritje prej 50 për qind të gjithë populli i Kosovës.

“Sikur të kisha fitu më shumë vota dhe me pasë të drejtën i pari me tentu me kriju qeverinë, njerëzit sot i kishin marrë pagat me rritje 50 për qind”, tha ndër të tjera Hamza.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button