Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se propozimi i LDK’së për një qeveri uniteti është e vështirë të bëhet.
“Ne e dijmë që LDK ka dalë me një propozim, por është thuajse është e vështirë të bëhet ajo me të gjitha partitë.
Mundësi ka shumë që vendi të shkoj në këtë gjendje deri në prill. Nuk është dashur, por mundësi ka. është tepër e rrezikshme dhe tepër e dëmshme për vendin”, tha ndër të tjera Hamza