sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hamza: PDK më e fuqishme pas konventës zgjedhore

    02/07/2021 15:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, e nga ky proces ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se PDK do të dalë edhe më e fuqishme.

    Për kryetar të PDK-së në garë është vetëm Memli Krasniqi, por që Hamza tha se gara ka qenë e hapur dhe ka mundur gjithsecili të kandidojë për të parin e kësaj partie.

    Hamza tha kandidati i vetëm i plotëson të gjitha kriteret për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së, duke thënë se e ka edhe shkollimin, përvojë, nivelin intelektual dhe integritetin për të qenë kreu i PDK-së.

    “Ka qenë garë e hapur dhe sigurisht se pse kemi veç një kandidat kjo tregon që ka pasur edhe një pajtim të them të heshtur të të gjithë atyre që janë pajtuar që t’ia japin përkrahjen z.Krasniqit që në periudhën e ardhshme ta udhëheq PDK-në. PDK ka treguar një qëndrueshmëri, siç e dini ne kemi qenë të goditur nga veprimet e Gjykatës Speciale, nuk është kjo një proces i cili synon zëvendësimin as të Hashim Thaçit as të z.Kadri Veseli, por është një proces për të zgjedhur një kryetar të ri i cili PDK-në e udhëheq drejtpërdrejtë kthimit të fuqishëm dhe drejtë fitores për të qeverisur me vendin. Ne kemi treguar një qëndrueshmëri edhe pse kemi qenë të goditur, do të thotë kemi treguar një qëndrueshmëri dhe kemi arritur që të jemi partia më e madhe opozitare”, tha ai, për KP.

    Duke qenë se ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, kishte dhënë sinjale se do të jetë kandidat për të udhëhequr me PDK-në, por që nuk e ka bërë një gjë të tillë, Hamza mohon se ka pasur ndikime që i njëjti të tërhiqet nga gara.

    “Asnjë ndikim, unë besoj që pjesa e madhe e jona që jemi pjesë e PDK-së, disa prej neve kemi qenë nga ditët e para, disa na u kanë bashkangjitur më vonë, po kemi përvojë të mjaftueshme edhe politike edhe institucionale edhe jetësore që veprimet dhe vendimet tona me i marrë pa ndikume nga askush. Edhe ai nuk ka pasur ndikime, gara ka qenë e hapur, kushdo që ka vlerësuar që duhet të jetë pjesë e garës ka mundur ta shfrytëzojë këtë të drejtë të vetës edhe me qenë pjesë e garës”, tha ai.

    Hamza tha se konventa nuk do të ndikojë në përgatitjet për zgjedhjet lokale, madje ai tha se qëllim i konventës është që të forcohet PDK që të dalë sa më mirë në këto zgjedhje që do të mbahen në nëntor.

    “Qëllimi i konventës është të forcojë PDK-në që me dalë sa më mirë dhe sa më fuqishëm në zgjedhjet lokale. Do të thotë me një kryetar të zgjedhur, i cili sigurisht se do të ketë mundësinë që ta zgjedh ekipin e vet, gjithmonë duke respektuar procedurat me njerëz që janë adekuat dhe kanë kontribut me vite të tëra në PDK, po edhe me njerëz të rinj që për një moment e kanë pushuar aktivitetin në PDK apo i bashkëngjiten PDK-së si anëtarë të barabartë”, tha Hamza.

    Ai nuk është përgjigjur nëse do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës, derisa tha janë të interesuar që të kandidojnë më shumë gra për kryetare të komunave

    Artikuj të ngjashëm

    Bekim Haxhiu për vlerën e koeficientit: Turpëruese, ky vendim të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

    PDK mban sot konferencë për media

    Beqa i PDK-së: Kurti e ka pranu Asociacionin, vetëm është duke bërë kalkulim elektoral

    Të Fundit

    E tmerrshme: Sulmohet seksualisht një 12-vjeçare në Gjakovë

    KEDS njofton për punimet në rrjet, ja kush mbetet pa energji elektrike

    Shfaqen mbishkrime për Martin Berishajn në objektet e kryeqytetit

    Kërkohen dy të dyshuar për veprën “Vjedhje e rëndë”

    ​Koeficienti prej 105 euro i pa pranueshëm edhe për zjarrfikësit

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.