LajmeLIVE

Hamza: PDK kërkon 21 dhjetorin për zgjedhje

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, u diskutua për datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve jashtëzakonshme.

Edhe pas takimit, Hamza deklaroi se partia e tij ka kërkuar që data për zgjedhje të jetë 21 dhjetori.

Sipas tij, ka pasur mjaftueshëm kohë të humbur,  barrë që i bie Lëvizjes Vetëvendosje.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button