Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Hamza: Nuk ka pasur rritje pagash nga 2014, duhet t’i mbajmë njerëzit në Kosovë

    30/05/2024 22:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka premtuar se nëse ai vije në pushtet  pagat e pensionet do të rriten shumë.

    Hamza ka shtuar se do të krijohen kushte të tilla, që edhe për ndërmarrësit privat, të ketë hapsirë të përfitojnë vetë por edhe në sektorin publik të ketë rritje të pagave, pensioneve e të gjitha kategoritë e tjera që përfitojnë nga buxeti.

    “Rritje të pagave nuk ka qe 10, rritja mesatare sillet rreth 5%, kjo jo që nuk rritje, por as harmonizim e as indeksm. Unë premtoj që kanë m’u rrit shumë (pagat). Shifrën do ta them momentim e duhur, por kanë m’u rrit shumë. E jo veç pagat, edhe penzionet e të gjitha llojeve. Deklaroj publikisht, edhe për penzionistët e moshës, edhe për kontributdhënës, edhe familjet e dëshmorëve, edhe invalidëve edhe veterantët, të gjithë që përfitojnë prej buxhetit. Mirëpo do të krijohen kushtet. Ndërsa për sektorin privat do të krijohen kushte që ata të përfitojnë vet, por do të reflektojnë edhe rritjen e pagave për të punësuar.Do të krijojmë fond të veçantë edhe për ato të punësuar që nëse, për shkak të falimentimetit të një ndëlrmarrje humbin vendin e punës, ata do të kompnezohen për një periudhë të caktuar kohore me një përqindje të pagës së fundt.”, ka thënë Hamza në T7.

    Hamza tha po ashtu se PDK do të krijojë kushte që njerëzit t’i mbajë në Kosovë.

    “Sektori publik nuk është në gjendje të mirë, nuk kemi pas ndonjë rritje domethënëse të pagave që nga viti 2014. Inflacioni ka shku, çmimet kanë ndryshuar kanë shku shumë lartë, standardi i jetesës ka ngel ulët. Ne duhet të krijojmë kushte që njerëzit t’i mbajmë në Kosovë në të kundërtën do të përballemi me problemin më të rëndë që është problemi demografik”.

    Ai tha se nga viti 2014 nuk ka pasur rritje domethënëse të pagave.

    “Ne do të krijojmë klimë të përshtatshme edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj nga jashtë”, tha tutje Hamza në Pressing.

    Hamza tha se Kurti bëri rritje pagash vetëm 5%.

    Hamza ka thënë se nuk mund të ketë koalicion, përfshirë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje pa miratimin e atij.

    Ai tha se duhet të ketë edhe miratim nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e strukturat e partisë.

    “Koalicioni i ardhshëm nuk mundet me u bë në asnjë moment pa vullnetin tim. Unë jam kandidat i PDK-së për kryeministër. Pa vullnetin tim, pa vullnetin e kryetarit Krasniqi e strukturave të partisë nuk mund të ketë koalicion”.

    “Nuk është në fjalorin tim me vendos barriera, barrikada, mure të bashkëpunim komunikimit me gjitha partitë politikë në Kosovë. Jam i hapur me bisedu me çdo parti politike në Kosovë, me çdo politikan në Kosovë, për çdo temë, po edhe me pi kafe. Por jo nuk do të thotë se mund të pajtohemi”, ka thënë Hamza.

    Artikuj të ngjashëm

    Përfundojnë punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë

    Vizita e Thaçit në QKUK, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

    Hamza dhe Bahtiri takohen në varrimin e Bajram Qerkinit, shtrëngojnë duart miqësisht e bisedojnë pak

    Të Fundit

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.