Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka njoftuar se ka vazhduar vizitën e tij në ShBA, me takime në Departamentin Amerikan të Shtetit. Atje është takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Pas takimit, Hamza tha se kanë shumë punë për të bërë, ani pse kanë humbur shumë kohë, derisa shprehet i bindur se në Amerikë janë shtyllat kryesore të përkrahjes dhe mbrojtjes.
Tutje ai ka shtuar se “konfuzioni politik i qeverisjes në Kosovë dhe gabimet e njëpasnjëshme medoemos do të revidohen”.
“Kemi shumë punë për të bërë dhe kemi humbur shumë kohë, por jam më i bindur se kurrë se në Amerikë i kemi shtyllat kryesore të përkrahjes dhe mbrojtjes. Takimin e përfundova me optimizëm që konfuzioni politik i qeverisjes në Kosovë dhe gabimet e njëpasnjëshme medoemos do të revidohen, që të fokusohemi në rezultatet konkrete për qytetarët tanë dhe jo në krijim të dramave që nuk sjellin asgjë, pos izolim dhe injorim. Takimin e përfundova me optimizëm që konfuzioni politik i qeverisjes në Kosovë dhe gabimet e njëpasnjëshme medoemos do të revidohen, që të fokusohemi në rezultatet konkrete për qytetarët tanë dhe jo në krijim të dramave që nuk sjellin asgjë, pos izolim dhe injorim”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: