Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka mbledhur urgjentisht Komitetin për Menaxhimin e Emergjencave, për të diskutuar masat që duhen të merren pas sulmit të mbrëmshëm në Ibër Lepenc.
“Sot e mblodha urgjentisht Komitetin për Menaxhimin e Emergjencave për t’i diskutuar masat që duhet të merren pas sulmit të mbrëmshëm, i cili shkaktoi pasoja të rënda për regjionin e Mitrovicës dhe tërë Kosovën. Në takim ishin të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse dhe secili i mori detyrat e tyre”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Tutje, kandidati për kryeministër shton se ‘Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave shprehu mirënjohje për ekipet që janë mobilizuar për tejkalimin e situatës dhe ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit për menaxhimin sa më efikas’