Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hamza i përgjigjet Abdixhikut: Jemi të hapur për diskutime

    10/03/2025 22:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi.

    Ndërkaq është shprehur se programi i PDK-së dhe ai i LDK-së kanë ngjashmëri dhe është lehtë të harmonizohen.

    “Ne e kemi bërë të qartë, nuk mund të qeverisim bashkë, për shkak të dallimeve që i kemi. Ka pasur dallime edhe në të kaluarën, edhe sot ka dallime edhe në mes partive që janë në opozitë, por janë dallime të cilat mund të harmonizohen”.

    “Nëse e marrim edhe e shikojmë programin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dallime, por kanë edhe ngjashmëri dhe është shumë më lehtë me u harmonizu këto programe dhe me i zbatu edhe Partia Demokratike premtimet e veta elektorale, edhe Lidhja Demokratike premtimet e veta elektorale dhe partitë tjera. Me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi”, u shpreh ai.

    Hamza gjithashtu iu përgjigj edhe deklaratave të kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i cili tha se nuk shkojnë me Vetëvendosjen dhe se LDK-ja hyn në një qeveri vetëm nëse e ka postin e kryeministrit.

    Bedri Hamza tha se prioritet për të është interesi i vendit dhe se janë të hapur për diskutime me partitë opozitare për përbërjen e Qeverisë së ardhshme.

    “Për mua prioritetet janë interesi i vendit, pastaj interesi politik dhe i qëndroi kësaj, që i bie që vendi duhet të ketë institucione. Për mua është e qartë që partisë së parë i takon e drejta ligjore dhe kushtetuese me i bë të gjitha tentimet për t’i krijuar qeverinë”

    “Nëse partia e parë nuk arrinë t’i bëjë institucionet, atëherë situata është e qartë, shkon te partia e dytë dhe në këtë rast partia e dytë në bazë të rezultatit zgjedhor është Partia Demokratike e Kosovës”.

    “Ne jemi të hapur të bisedojmë me partitë me të cilat kemi qenë në opozitë dhe me partitë që kanë ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të diskutojmë për përbërjen e qeverisë së ardhshme, një qeveri e cila punon dhe e cila i zbaton premtimet në fushatën zgjedhore. Ne do ta thërrasim edhe LDK-në edhe AAK-në edhe të gjitha partitë tjera”, është shprehur tutje Hamza.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Të Fundit

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.