Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka publikuar një video, në të cilën ka folur për mbështetjen ndaj familjeve kosovare.
Hamza ka treguar planin e PDK-së për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike.
“Në Kosovë bëhet më mirë kur familjet mbështeten më shumë. Për t’ua lehtësuar barrën financiare, ne do të ndajmë subvencion prej 100 eurosh për të gjitha familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike, për t’i regjistruar ata në çerdhet private. Kjo nismë u dedikohet veçanërisht nënave të reja, për t’ju mundësuar që ta vazhdojnë karrierën ose t’i ndjekin studimet, pa u shqetësuar vazhdimisht për fëmijët e tyre” – ka shkruar Hamza.