Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka prezantuar, Gjermanisë dhe Francës.
Sipas tij, ky propozim është rezultat i papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, shkruan gazeta Online Reporteri.net.
Tutje ai tha është gabim nëse Shqipëria për draft-statut nuk është koordinuar me Qeverinë.
“Nëse Shqipëria e ka bërë pakoordinim me Qeverinë e Kosovës nuk ka bërë mirë. Ne e kemi një qeveri të Kosovës që ka mandat popullor dhe e ka për detyrë të kryej punë t e veta edhe në politikën e jashtëm dhe në dialog. Nëse është një qeveri e papërgjegjshmëri atëherë krijohen situata kur hyn edhe propozimet e tjera. Po të ishte aktive, do të ulej me miqtë tanë për zbatimin të marrëveshje mbi bazë të vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke pasur parasysh Kushtetutën e Kosovës, pa lejuar fuqi ekzekutive, sigurisht këtë duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës”, ka thënë Hamiti në RTV Dukagjini.
Tutje ai kritikoi Qeverinë sepse, sipas tij, me këtë Qeveri, Kosova sa i përket dialogut ka shkuar mbrapa.
Sipas Hamitit, kjo po ndodh sepse partia në pushtet është duke propaganduar me retorikë patriotike duke mos pasur as koordinim me aleatët.
“Në vitin e fundit kemi shkuar mbrapa me këtë qeveri. E cila po propagandon me të madhe, me retorike të madhe të lartë patriotike. Për të ndezur patriotizmin me vendosjen e sundimit të ligjit, ne kemi pas sundim të ligjit atje, kemi më pak polici edhe pse jemi detyruar forcat speciale të policisë atje dhe kemi marrëdhënie të lënduara me aleatët të cilët po e thonë vetë, jo njëherë dhe jo vetëm jo një njëri s’ka”, tha ai.