Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se votuesit e Qeverisë janë të pakënaqur me gjendjen në Kosovë.
Ai ka thënë se ata jo domosdo janë të pakënaqur me Qeverinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova di dhe mundet më mirë, por jo me këtë Qeveri.
“Pse votuesit e Qeverisë janë të pakënaqur me gjendjen në Kosovë por jo domosdo të pakënaqur me Qeverinë? Sepse nuk presin gjë prej saj. Besojnë se s’di dhe s’mundet më mirë. Edhe Qeveria e Albin Kurtit është e kënaqur me këtë lloj votuesish. Kosova di dhe mundet më mirë. Por jo me këtë Qeveri”, ka shkruar Hamiti.