Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hamiti i LDK-së: Regjimi i Albin Kurtit po e ha shtetin e Kosovës

    03/05/2024 13:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë një reagim në profilin e tij në ‘facebook’ duke përkujtuar se Kosova po shkon drejt përmbushjes së një viti që është nën masa të Bashkimit Evropian.

    Përveç kësaj, Hamiti thotë se edhe DASH konstatoi se në Kosovë ka korrupsion serioz qeveritar. Ai thotë se në sytë e Washingtonit dhe Brukselit zyrtar, kjo është fotografia e Kosovës sot.

    Hamiti tutje ka përmendur edhe raportin e Reporterëve pa Kufij, në të cilin Kosova ka shënuar regres për 19 vende sa i përket lirisë së medias.

    Reagimi i plotë:

     KOSOVA E KATANDISUR #KREJTdheDREJT

    Kosova është nën sanksione ndërkombëtare prej mesit të vitit të kaluar. Shpejt bëhet një vit prej kur BE-ja ka bllokuar projekte për Kosovën në vlerë prej qindra milionë eurosh. Humbjet po shtohen dita ditës.

    Në Kosovë ka “korrupsion të rëndë qeveritar” (anglisht, “serious government corruption”), konstatoi para një jave raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

    Në sytë e BE-së dhe SHBA-ve kështu duket Kosova sot. Vend që për fajin e Qeverisë së Vetëvendosjes sanksionohet. Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës. Në kohën e regjimit të ri të Albin Kurtit, qeverisë së shpresës siç ka qejf ta shohë veten. Ndërkohë, qytetarët po e braktisin Kosovën me të madhe. S’e duan shpresën këta?!

    Kosova ka rënë 19 vende më poshtë në Indeksin e Lirisë së Shtypit në botë, simbas raportit të Reporterëve pa Kufij. (Më keq se Kosova është Shqipëria.)

    Raportet po e konfirmojnë atë që qytetarët e ndërgjegjshëm të Kosovës e dinë. Mediat e pavarura të Kosovës kanë bërë punë të madhe për ta shpalosur katandisjen e vendit tonë nën qeverisjen e koalicionit Vetëvendosje – Guxo, që e mori votën me sloganin #KREJTdheDREJT. Pushteti i ka mediat e veta, duke përfshirë edhe radiotelevizionin publik të Kosovës. Po ashtu, VV-ja e ka ushtrinë digjitale që bën dhunë të përhershme verbale, kërcënon edhe më dhunë fizike, ndaj kujtdo që e thotë të vërtetën për gjendjen e mjerueshme në Kosovë, në vendin Qeveria e të cilit i shkel ligjet dhe Kushtetutën serikisht.

    Kjo kastë pushtetore e kërkoi votën për sundim absolut;  i urren mediat mediat e lira, jashtë kontrollit të saj. Prandaj, Kosova është sot më keq se kurrë.

    Qeveria e Albin Kurtit nuk po e konsumon pushtetin. Po e ha shtetin e Kosovës, të cilin po e sheh të përkohshëm, domethanë të konsumueshëm.

    Artikuj të ngjashëm

    Hamiti: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të votojnë për grup politik që nuk e do shtetin e Kosovës

    Vizita e shefit të CIA-s, Hamiti: Mund të jetë diskutuar gjendja në veri

    Muhamet Hamiti: LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, do t’i riparojë dëmet e Qeverisë Kurti

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.