Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hamiti i LDK-së për deklaratën e ministrit Aliu: Kurti s’e shkarkon bashkëmendimtarin, qeveritarë të përkohshëm

    01/12/2023 12:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se deklarata e ministrit Liburn Aliu se “Kosova është shtet i përkohshëm”, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë, është në përputhje me politikën që ndjek shefi i partisë së Aliut, kryeministri Albin Kurti.

    Sipas Hamitit, Kurti nuk e shkarkon nga posti i ministrit bashkëmendimtarin dhe tha se ky qëndrim është qëndrim edhe i gjithë koalicionit VV-Guxo.

    “Vartësi ka bërë deklaratë – “Kosova është shtet i përkohshëm” (sic) – që është në përputhje me politikën e shefit të vet, Albin Kurtit. Prandaj, ky nuk distancohet. Kështu mendon koalicioni qeveritar i #VV-së me guximtarët. Po të mos ishte kështu, do ta kundërshtonte ndokush prej pushtetarëve këtë politikë, qoftë edhe duke dhënë dorëheqje nga Qeveria. Natyrisht, Albin Kurti nuk e shkarkon bashkëmendimtarin e vet. Këta janë përbuzës të shtetit të Kosovës, që u bë me sakrifica të mëdha: me dije, djersë e gjak të njerëzve më të mirë të Kosovës”.

    Hamiti i ka quajtur qeveritarë të përkohshëm kryeministrin dhe vartësit e tij.

    “Qeveritarët e përkohshëm, Albin Kurti me shokë e shoqe, po e konsumojnë shtetin e Kosovës, në vend se ta konsumonin pushtetin që e morën me propagandë kundër shtetit të Kosovës, në emër të bashkimit me Shqipërinë, që e kuptuan se nuk mund të bëhej mbasi e morën pushtetin. Përbuzësit e shtetit të Kosovës duhet të largohen nga pushteti sa më shpejt. Me votë, sigurisht. Urojmë që në muajt që u kanë mbetur në Qeveri të mos e bëjnë rrush e kumbulla shtetin”.

    Artikuj të ngjashëm

    Arifi: Fjalët e ‘shehrit’ se Liburn Aliu është larguar nga LVV-ja, po dalin të vërteta

    Aliu: S’ka asgjë zyrtare për zgjerimin e hetimeve për ambalazhuesit e ujit, jam në dispozicion të drejtësisë

    “Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë”, vëllai i Liburn Aliut i dëshpëruar me Vetëvendosjen

    Të Fundit

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.