Lajme

Haliti pasi doli 743 vota minus në rinumërim: Mund ta ketë bërë dikush që ka pas qejf të bëhem deputet

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se nuk e di se kush ia ka shtuar 743 votat që më pas iu hoqën gjatë procesit të rinumërimit, duke thënë se kjo nuk ka qenë e rastësishme. Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Haliti u shpreh se abuzimet me votat kanë qenë të pranishme ndër vite dhe se kandidët nuk kanë rol në numërimin e tyre.

Ai theksoi se nuk njeh asnjë komisioner në Prizren dhe mohoi çdo mundësi ndërhyrjeje nga ana e tij, duke shtuar se votat me gjasë janë shtuar nga dikush që ka dashur ta shohë deputet. Sipas Halitit, kjo situatë mund të jetë pjesë e një skenari politik për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit dhe rritjen e presionit ndaj opozitës në prag të zgjedhjes së presidentit.

Haliti tha se PDK nuk është e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por theksoi se përgjegjësia nuk mund t’i faturohet kryetarit të partisë, Bedri Hamza, duke e lidhur atë me procesin zgjedhor dhe funksionimin e strukturave partiake.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button