Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haliti: As unë s’do ta bëja Limajn kryeparlamnetar me tre deputetë

    13/06/2025 08:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edhe pse thotë se e ka mik dhe dikur ishin bashkë në Partinë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se Fatmir Limaj nuk mund të jetë kryetar i Kuvendit me tre deputetë.

    Ai thotë se në një pozitë do të ishte vështirë që Limaj të jetë unifikues në atë pozitë.

    Haliti duke folur për kërkesën e Limajt ndaj VV-së që ta marrë postin e kryeparlamnetarit, ai ka thënë se nuk beson që një gjë e tillë do të ndodhë.

    Ish-nënkryetari i Kuvendit ka thënë se Vetëvendosje mund t’ia jap dy deri në tri ministri, por jo edhe postin e të parti në legjislativ.

    “Nuk e besoj që VV është dakord, me siguri janë të gatshëm me ja dhënë dy –tri ministri, por kryetarin e Parlamentit nuk ja jep. Unë s’ja kisha dhënë. Ka pak deputetë, nuk ka asnjë logjikë me pranu diçka të tillë. Sikur të kishte qenë Fatmir Limaj i pavarur dhe të kishin partitë siguri që do të ishte më i pavarur, atëherë do të ishte shumë më i pranueshëm. Limajn e kam mik, por edhe kushdo tjetër të kishte qenë me tre deputetë kështu kisha thënë”, ka thënë Haliti.

    Kreu i Nismës Fatmir Limaj ka thënë se do ta votonte Qeverinë Kurti3 nëse i ofrohet posti i Kryetarit të Kuvendit, por që nuk është i gatshëm të jetë pjesë e qeverisë siç është shprehu ai në këtë kohë.

    Bisedime për këtë çështje ka pranuar se kanë pasur edhe Albin Kurti, por ai ka thënë se në parti është vendosur që posti i kryeparlamentarit t’i takojë VV-së.

    Brenda Grupit Parlamentar të kësaj partie kishte pasur deputetë që nuk ishin pajtuar që kërkesa e Limajt të plotësohet.

    Artikuj të ngjashëm

    Distria Krasniqi kualifikohet në finalen kryesore të Kampionatit Botëror

    Irani thotë se bisedimet me ShBA-në janë “të pajustifikueshme”

    Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë

    Të Fundit

    Distria Krasniqi kualifikohet në finalen kryesore të Kampionatit Botëror

    Irani thotë se bisedimet me ShBA-në janë “të pajustifikueshme”

    Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë

    Zjarri përfshinë një nga kullat e Dubait, autoritetet evakuojnë banorët

    Zgjedhjet lokale, Çitaku: PDK është gati për fitore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.