LajmeZgjedhjet 2025

Halit Isufi shpall kandidaturën për Asamblenë Komunale të Gjakovës: Do të jem zëri i qytetarëve të zakonshëm

Halit Isufi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për anëtar të Asamblesë Komunale në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Me ndjenjën më të madhe të përgjegjësisë, dua të ju njoftoj se kam marrë vendimin të kandidoj për Asamblenë Komunale të Gjakovës”, deklaroi Isufi.

I plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë, miq e familjarë,

Me ndjenjën më të madhe të përgjegjësisë, dua të ju njoftoj se kam marrë vendimin të kandidoj për Asamblenë Komunale të Gjakovës.

Ky vendim nuk është i lehtë, por është i natyrshëm për secilin që e do vendin e vet dhe e ndien obligim moral të kontribuojë aty ku mundet më shumë. 

Unë besoj se politika lokale duhet të jetë në ngritjen e kualitetit të jetës. Kandidimi im buron nga dëshira për të qenë një zë i qytetarëve të zakonshëm, për të ngritur çështjet e përditshme që na prekin të gjithëve, për të punuar me sinqeritet dhe përkushtim për një Gjakovë më funksionale, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Do të jem zëri i atyre që shpesh nuk dëgjohen. Do të punoj për një asamble ku fjala e qytetarit të ketë peshë, ku vendimet të merren në interes të përbashkët. 

Gjakova e meriton këtë përkushtim.

Gjakova e meriton një asamble të dinjitetshme.

Dhe unë jam i gatshëm të jap kontributin tim në këtë rrugëtim.

Me respekt e mirënjohje,

Halit Isufi, 

Kandidat për Asamblenë Komunal të Gjakovës

Artikuj të ngjashëm

Back to top button