Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Halit Barani e bën të ditur ditën kur do ta heqë mjekrën

    23/07/2022 19:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Veprimtari për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Halit Barani, ka vendosur që ta heqë mjekrën karakteristike.

    Por, 67-vjeçari që kishte dëshmuar edhe në procesin kundër Sllobodan Millosheviqit, meqenëse ishte marrë me evidentimin e rasteve të dhunës që nga fundi i viteve të 80-ta, edhe këtë vendim personal e lidh me çështjen kombëtare.

    Kështu të paktën tha si mysafir i Arbresha Kelmendit, në Klan Kosova.

    “Mundeni me më pa pa mjekër kur nuk ka më kufi shqiptaro-shqiptar. Kur nuk ka më aty absolut kurrfarë objekti, por është fushë kah të duash me lëviz, sikur kur lëviz nëpër Gërmi”, tha ai, i bindur se kjo ditë është e afërt.

    Ditë më parë në Mitrovicë, u promovua libri për jetën dhe veprën e Baranit, veçse kjo ndodhi, pikërisht në 6 mujorin e vdekjes së autorit, Hysni Syla i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku. Mikun e ndjerë, Barani e kujtoi edhe gjatë intervistës në radio, por pa mundur t’i ndalë lotët.

    “Hysni Sylën e kam pas shok për 23 vjet. Shok të pandashëm e jo shok me dallavere, me interesa. Ka qenë i qetë, dhe nuk ka njeri që ka pas kontakte me të, që mund të thotë se ia ka fol ndonjë fjalë të rënd”, e kujtoi ai gazetarin, që në një periudhë kishte punuar edhe si drejtor i Qendrës së Kulturës, aty ku Barani e kishte ushtruar edhe punën artistike me teatrin e qytetit.

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.