Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj sulmeve të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Halimi e ka parë si absurditet që ministrja Haxhiu te merret me të kaluarën teksa mandati qeverisë po shkon kah fundit “pa realizuar asnjë reformë të vetme”.
Ajo ka thënë se Qeveria ka tendencë që të nënshtrojë gjithë shoqërinë në diktatin e Vetëvendosjes.
“Është absurde që Ministrja Haxhiu të merret me të kaluarën e pengesat, ndërkohë që një mandat i tërë qeverisës po shkon drejt fundit, pa realizuar asnjë reformë të vetme. Nëse mund ta quajmë ‘pengesë’ Gjykatën Kushtetuese, e cila i ka kthyer mbrapsht ligjet dhe amendamentet e keqformuluara, të cilat ndeshen me konstruksionin juridik ndërkombëtar dhe vendor, atëherë po flasim për një tendencë për deformim dhe nënshtrim të gjithë shoqërisë ndaj diktatit të partisë në pushtet dhe paaftësisë së tyre për të qeverisur”, ka shkruar ajo në Facebook.