Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e ka ngritur zërin ndaj mbajtjes në paraburgim të dy aktivisteve që protestuan në protestën e djeshme për vrasjen e shtatzënës nga ish-bashkëshorti i saj.
Halimi ka bërë një analogji se si pushteti nuk po jep përgjegjësi për vrasjen e grave, por po pëpiqet t’i disiplinojë aktivistet e tilla që kundërshtojnë pushtetin.
“Dy aktivistet ende mbahen padrejtësisht në paraburgim, sepse protestuan me të drejtë kundër vrasjes së grave. Pushteti i cili kontrollon gjithçka, në vend se të japë përgjegjësi për mosmbrojtjen e grave dhe vajzave, nëpërmjet shembujve të tillë, tenton të disiplinojë këdo që mendon ndryshe!”, shkroi Halimi.
Gjatë protestës së djeshme të organizuar pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, nga ish-burri i saj, është arrestuar aktivistja Neri Ferizi, e cila më pas u dërguan në mbajtje.
Edhe aktivistja tjetër është Anita Mjeku, është ndaluar sot, pas intervistimit në stacionin e Policisë.