Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Halil Matoshi lartëson figurën e Bujar Bukoshit

    10/06/2025 18:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti Halil Matoshi ka lartësuar figurën e Bujar Bukoshit, transmeton Demos.

    Matoshi tha se “Bukoshi do të mbahet mend për intervistën e tij të parë për CCN, (1992) ku bënte thirrje për mbështetje të të drejtës për vetëvendosje të Kosovës.”

    Postimi i plotë:

    Falemnerës për shërbimin, Kryeministër!

    (Bujar Bukoshi, 1947-2025)

    1.

    Bujar Bukoshi âsht ndër ata burra trima që hyni në lëvizjen e rezistencës, (1989) ndonëse ishte ndër ekspertët më të mirë në urologji.

    Ia nisi me Këshillin për Mbrojtjën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut për me iu bashku projektit të intelektualëve kosovarë, nën drejtimin e Brahim Rugovës, LDK-së, në dhetor, 1989.

    Ai për aktivizmin e tina u kidnapue nga shërbimi sekret jugosllav më 1990 dhe u mbajt diku, duke e marrë në pyetje gjatë një dite, me një thes në kokë.

    Padyshim ishte trim i rebeluem dhe nji politikan “pa politikë”, i drejtpërdrejtë dhe idealist.

    I njâjt met tân jetën.

    2.

    Në librin e tij “Kosova-dëshmitë e mia” (Kosmet – moje svedoćenje” Zoran Stijović, operativi i UDB-s që drejtoi shumë operacioneve kundër rezistencës shqiptare në Kosovë, tue folë për Parlamentin Rinor (1990) Stijović konstrukton akuzën se kinse na, liderët e kësaj organizate demokratike, Blerim Shala dhe unë, i kemi inskenu helmimet e nxansave e studentave në Kosovë, 1990, në bashkëpunim me mjekun holandez Barend Kohen dhe Bujar Bukoshin, atëherë aktivist i Alternatives kosovare, ma vonë Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil. (Fq.40-41)

    3.

    Bukoshi do të mbahet mend për intervistën e tij të parë për CCN, (1992) ku bënte thirrje për mbështetje të të drejtës për vetëvendosje të Kosovës.

    Bukoshi me ministrat e tij u detyrua të vendosej në Gjermani për arsye të përndjekjes serbiane.

    I shërbeu atdheut ne devotshmëni për nji dekadë si Kryeministër në ekzil, e mas lufte ministër e zavendëskryeministër.

    4.

    I kishte thânë nji ditë Atdhe Gashit, mikut tonë të përbashkët se kishte qef me bâ muhabet me mue “por shtir që le Halili kân me folë” , dmth që jam nji digjues i keq!?

    Ai saherë zateteshim për caffe më thojke me shpoti “te kush po rruhesh?” sepse unë pritojsha me u rru.

    Ai sa herë shkonte tek vneshti i tina në Suharekë na bjente rrush me gajbe. E ka nda bereçetin gjithmonë me të tjerët, me këdo që i kujtohej.

    5.

    U shtri në mjesin e sotshëm për me u ngjitë në Pantheonin e Kosovës, për të cilën, nuk e kurseu mendjen dhe punën derisa trupin ia dërmoi smuja.

    Kemi me e kujtu kit burrë të dheut deri në fundin e kohës!

    Falemnerës për shërbimin, doktor!

    Kosova duhet me qenë krenare që leu burra si Bujari.

    U naltsoftë emni i tina.

    Artikuj të ngjashëm

    “HIPOKRIZI’ – Matoshi i ashpër: Albin Kurti po luan me krejt ‘miletin”

    Matoshi i bindur: Presidentja s’ka mekanizëm për zgjidhje

    Matoshi: Qeverisja e Kurtit është idiokraci, shkelje e ligjit rrezikon shtetin

    Të Fundit

    Kush ishte ligjvënësja e Minesotës, Melissa Hortman që u vra sot?

    SHBA-ja falënderon Kosovën për dakordimin për të pranuar migrantët e dëbuar: Shteti i parë në Evropë që e bën këtë

    Sulmi ndaj dy politikanëve në SHBA nga një person i veshur si polic, autoritetet thirrje qytetarëve për kujdes

    Gucati kritikon Kurtin: S’i punon dora të shkruajë UÇK, s’e ka ndarë asnjë cent për shoqatat e dala nga lufta

    Jeton Mushkolaj nga LDK, zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Deçanit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.