Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Haki Abazi: Kundër këtij Asociacioni është derdhur gjak, Kurti ka ecur përmbi atë gjak

    27/10/2023 13:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtin për gatishmërinë e tij për të nënshkruar marrëveshjen ku përfshihet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

    Abazi ka thënë se Kurti duhet të paraqitet në Kuvend për të sqaruar se çfarë ka ndodhur,

    “Zoti Kurti duhet të vije këtu jo për të na sqaruar vetëm neve se çka ka ndodhë, por njerëzve të cilët iu ka dhënë besën se Zajednica, as me kompetenca ekzekutive as jo ekzekutive, nuk do të vijë në shprehje kurrë në Kosovë”.

    “Ky parlament, në mos me gaz lotsjellës, do të ballafaqohet me reagim të madh, jo për faktin që është pranu Asociacioni, po për faktin që kundër këtij Asociacioni kanë vdekë njerëz, është derdhë gjak, Kurti ka ecë mbi atë gjak, kundër këtij Asociacioni është bërë kryeministër, ka ardhë në pushtet. E në momentin që i rrezikohet pozicioni i tij, vjen në Prishtinë me konferenca për media, vjell vrer ndaj partnerëve evropianë. Kjo është punë palaço, vetëm një palaço mund të bëj kështu ndaj elektoratit të tij”, tha ai.

    Abazi, në Kuvend tha se një nga pyetjet kryesore pas 24 shtatorit, mbetet ajo se kush dha urdhër që të lirohen terroristët e Banjskës.

    “Kush i ka lëshu terroristët e rrethuar në Banjskë. Kush ka marrë vendim që pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku, këta terroristë të lihen të lirë të shkojnë në Serbi, pa asnjë konsekuencë në Kosovë”, u shpreh Abazi.

    Artikuj të ngjashëm

    Abazi: Fatmirësi që Limaj u largua nga AAK

    Abazi alarmon: Ende nuk keni parë atë që as nuk e imagjinoni dot!

    Nis seanca e përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Të Fundit

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Temperatura e larta, IKSHPK bën apel kujdes

    E dhimbshme, humb jetën në komunikacion në Gjermani, Nexhat Lushi nga Qyshku i Pejës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.