Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hakerët ia ‘fshijnë’ llogarinë në Facebook deputetit Jahja Kokaj, i kërkojnë para për mos t’ia publikuar të dhënat

    25/06/2022 18:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Humbja e llogarisë në rrjete sociale, shpesh herë mund të jetë vetëm një klik larg. Kjo pasi që shumë përdorues marrin mesazhe në ‘inbox’, të cilat në shikim të parë duken linqe krejt normale, por që klikimi i tyre mund të shkaktojë telashe të mëdha dhe persona të paautorizuar mund të kenë qasje në llogaritë private të personave të zakonshëm.

    Pre e një mashtrimi të tillë ka rënë edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i cili që nga mesdita e së premtes nuk ka qasje në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

    Kokaj ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, ku ka deklaruar se ka pranuar mesazhe në ‘Messenger’ në formë linku, hapja e të cilave i kushtoi me humbjen e qasjes në profilin e tij. Ai po ashtu ka bërë të ditur se personat që kanë marrë në dorë llogarinë e Facebook-ut, u kanë dërguar mesazhet e njëjta edhe miqve të Kokajt.

    Pas mesazheve që mori, Kokaj pranoi edhe një thirrje telefonike nga një numër me prefiks të shtetit të Suedisë, ku një person i paidentifikuar ka komunikuar në gjuhën angleze dhe i ka bërë të ditur deputetit të VV-së që tashmë ai e ka në duar profilin e tij dhe e ka shantazhuar në mënyrë që mos t’ia publikojë të dhënat e tij personale, bëjnë të ditur burimet e Sinjalit.

    Personi i panjohur ka kërkuar nga deputeti Kokaj që t’ia dërgojë 100 dollarë amerikanë në formë të kriptovalutës në Monako, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë të dhënë lidhur me identitetin e tij.

    Ndërkohë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet dhe rastin e ka cilësuar si ‘Shantazh’ dhe ‘Hyrje në sisteme kompjuterike’.

    Artikuj të ngjashëm

    Kokaj: Ideali im kryesor është bashkimi kombëtar, andaj hyra në VV

    Jahja Koka flet për përleshjen në Kuvend: Kam qenë bokser dhe karateist, e kuptoj psikologjinë e konfrontimit

    Jahja Kokaj: Një robot kryen punë sa 100 punëtorë 

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.