Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentua artikullin e gazetës “The Financial Times” për zgjedhjet nacionale në Kosovë, ku flitet për fyerjet që Kurti ia ka bërë opozitës.
Ai ka vlerësuar se artikulli në fjalë kryefjalë ka që termin “hajvan”, të cilin Kurti ia dedikoi opozitës në ditën e zgjedhjeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se gazeta angleze s’kanë gjetur fjalë barasvlerëse në gjuhën angleze për këtë sharje të rëndë të Kurtit ndaj opozitës kosovare.
“Kryefjala e Kurtit – “hajvan” – në artikullin e “Financial Times”-it Kryefjala e Albin Kurtit në fjalimin e të dielës “hajvan” paska hyrë me kursiv (e germëzuar ‘hayvan’] në artikullin e sotëm të gazetës “The Financial Times” (FT) për zgjedhjet nacionale në Kosovë. S’kanë gjetur fjalë barasvlerëse në gjuhën angleze për këtë sharje të rëndë të Albin Kurtit ndaj opozitës kosovare. Në parafrazim, po thuhet, Kurti ka pëdorur fjalën shqipe për kafshë (hajvan) si term poshtërues”, ka shkruar Hamiti.