Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hajni vjedh ditarët e një shkolle në Pejë, kapet nga kamerat e sigurisë

    04/12/2024 22:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të pajisjeve të ndryshme dhe inventarit. Një rast i tillë i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë në shkollën fillore në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë dhe u denoncua sot nga drejtori.

    Hajni ka hyrë dhunshëm, duke shkatërruar dritaren dhe sallën e arsimtarëve dhe ka depërtuar brenda pa u penguar, kjo pasi objekti gjate natës nuk ka roje për shkak se ka kamera të sigurisë.

    I dyshuari ka arritur t’i vjedhë katër ditarë të klasave të ndryshme dhe të zhduket me shpejtësi, por që gjithçka është regjistruar në pamjet e kamerave.

    Pasi u zbulua sot incidenti, drejtori i shkollës ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka raportuar rastin.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, raporton Sinjali.

    Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “Vjedhje të rëndë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Shkrimi i ditarit personal ul stresin emocional

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.