Një burrë në Kaçanik, ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe kanë vjedhur një pistoletë me leje, me një karikator me 115 fishekë, si dhe stoli ari në vlerë rreth 1500 euro.
Sipas policisë, lidhur me rastin nuk ka ende asnjë të arrestuar, derisa nuk janë identifikuar as të dyshuarit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një pistoletë me leje, me një karikator me 115 fishekë, si dhe stoli ari në vlerë rreth 1500€. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.