Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hajnat i dalin në pritë punëtorit të postës në Obiliq, ia marrin gati 6 mijë euro dhe zhduken

    11/06/2022 17:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shoferët e kompanive që kryejnë shërbime postare shpesh ballafaqohen me rrezik gjatë punës së tyre. Kjo pasi që me vete bartin shuma parash, të cilat mund të jenë cak i hajnave. E një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në fshatin Shkabaj të komunës së Obiliqit.

    Sipas burimeve të sinjalit e gjithë ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, ku shoferi i postës së shpejtë ‘GEP’ u përball me dy persona të cilët kishin dalë nga vetura e tyre dhe ia kishin grabitur të gjitha paratë e pazarit ditor.

    Siç mësoohet bëhet fjalë për një shumë rreth 6 mijë euro para të gatshme. Posa kanë kryer vjedhjen, dy personat e dyshuar të cilët ishin me një veturë e cila nuk është identifikuar ende, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

    Me të denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ku ndër të tjera kanë kontrolluar edhe pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë.

    Të njëjtit kanë intervistuar punëtorin e ‘GEP-it’, teksa njësitë hetimore janë vënë në lëvizje që t’u bien në gjurmë personave që terrorizuan shoferin.

    Sinjali do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja lidhur me rastin.

    Artikuj të ngjashëm

    E rëndë: Kjo është 26 vjeçarja që u godit në kokë me gur nga jashtë trenit në lëvizje – dërgohet urgjent në QKMF-Drenas

    Zhduket një person në Obiliq

    Hajnat bëjnë “gërrdi” tek një famijle në Llapnasellë, vjedhin mbi 20 mijë euro

    Të Fundit

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.