Dy hajdutë kanë hyrë sonte në një shtëpi në lagjen Çagllavicë të Graçanicës.
Pronarët e shtëpisë në fjalë i kanë dërguar Klan Kosovës pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat shihen hajnat teksa hyjnë në objektin e banimit. Sipas tyre, hajnat i kanë shpeshtuar vjedhjet edhe në shtëpi të tjera të lagjes.