Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hajnat futen në një shtëpi në Podujevë marrin pajisje pune në vlerë të 20 mijë euro

    06/02/2025 23:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një shtëpi në fshatin Sallabajëtë Podujevës, ku disa persona kanë arritur të kryejnë vjedhje.

    Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vjedhja ka ndodhur gjatë natës dhe është denoncuar nga pronari i shtëpisë, i cili ka raportuar se dikush ka vjedhur disa pajisje pune. 

    Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve, të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 20 mijë euro. 

    Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit

    Artikuj të ngjashëm

    Punime skandaloze ne Podujevë, shirit për biçikleta me shtylla elektrike në mes

    Është gjetur një mjet shpërthyes në fshatin Godishnjak të Podujevës

    Stilistja e njohur cak i hajnave, akuzon Policinë e Kosovës për mosprofesionalizëm- thotë se priti katër orë deri i erdhi hetuesi

    Të Fundit

    Veteranët e Deçanit nderuan me homazhe dëshmorët e kombit nga Tropoja

    Çitaku: 140 mijë punëtorëve u rrezikohet puna për shkak të Martin Barishajt

    Bajrami nuk ndalet ndaj Muratit: “Mafia energjetike është elefanti në dhomë”

    Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin! dhe armëpushim në Gaza

    Shtiu me armë ndaj disa personave, aktakuzë ndaj të dyshuarit për ‘‘vrasje e rëndë në tentativë’’

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.