Foto ilustrim
Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Lapnasellë në Graçanicë dhe kanë vjedhur 20 mijë euro para kesh, si dhe një revole që pronari e kishte me leje.
Policia rastin e ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
“Fsh. Llapnasellë, Graqanicë 21.02.2025-19:55. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 20.000 euro para kesh dhe një revole me leje. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarje. Rasti duke u hetuar”, tha policia në raport.