Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Kështu e ka pësuar mbrëmë një familje në Llapnasellë, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tyre dhe kanë vjedhur një shumë të madhe parash dhe një armë zjarri.
Rasti është raportuar nga vetë pronari i shtëpisë, i cili ka njoftuar se hajnat i kanë vjedhur rreth 20 mijë euro dhe një pistoletë, të cilën e posedonte me leje të vlefshme.
Me të marrë lajmin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi hetimor, të cilët kanë konstatuar se hajnat kishin hyrë duke thyer një dritare të shtëpisë dhe më pas janë larguar me shumën e parave dhe armën e zjarrit.
Njësia rajonale e forenzikës ka dalë gjithashtu në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Vjedhje e Rëndë”.
Ndërkaq, Policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e të dyshuarive. /Sinjali