Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Samadraxh të Suharekës, shkruan GazetaDemos.
GazetaDemos merr vesh nga burimet e saja se në një shtëpi në këtë fshat janë vjedhur rreth 30 mijë euro të holla dhe stolitë e nuses.
Më tej burimet bëjnë të ditur se rasti kishte ndodhur gjatë kohës kur familjarët ishin në një aheng dhe ata rastin e kishin parë përmes kamerave të sigurisë, ku dhe më pas e kishin njoftuar Policinë.
Ndërsa Policia në raportin 24 orësh bëri të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
VJEDHJE E RËNDË Suharekë 24.04.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur i kanë hapur me forcë shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari ne vlere te konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.