Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sllovi të Lipjanit ka njoftuar Policia.
Persona të panjohur kanë hyrë me dhunë në shtëpinë e ankuesit dhe kanë vjedhur para të gatshme.
Në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë deportuar me forcë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh..