Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Hajduk, mashtrues, ia ka vjedh fëmijeve bojen e shkollës”, për këto fjalë Bulliqi ia kërkon 15 mijë euro Valon Sylës

    11/05/2022 21:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka paditur për shpifje dhe fyerje gazetarin Valon Syla, duke kërkuar 15 mijë euro kompensim nga ai si dhe ka propozuar caktimin e masës së sigurisë.

    Përfaqësuesi i Bulliqit, avokati Valmir Zhjeqi, të mërkurë gjatë seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka thënë se padia e paraqitur në gjykatë është paraqitur në afat kohorë.

    Avokati Zhjeqi ka thënë se gazetari Syla ka bërë disa deklarata nënçmuese dhe shpifëse të vazhdueshme, plotësisht të pavërteta ndaj Bulliqit në emisionin “Pressing” në në radio televizionin “T7”  më 09,13,18 tetor 2021, ku sipas tij, ka thënë se “Bulliqi ia ka vjedhur fëmijëve bojën e shkollës”.

    Zhjeqi tutje ka theksuar se këto fjalë i kanë shkaktuar kryetarit Bulliqi, dhimbje të rënda shpirtërore të cilat e kanë dëmtuar në aspektin moral paditësin dhe i kanë cenuar autoritetin, e për çka është e domosdoshme caktimi i masës së sigurisë.

    Në anën tjetër përfaqësuesja e të paditurit Syla, Jehona Gjergji ka thënë se përveç që padia e Bulliqit është e pasafatëshme dhe e paraafatëshme.

    Përfaqësuesja Gjergji ka shtuar se Syla nuk mund të mbahet përgjegjës pasi që të ekzistojë shpifja duhet të përmbushet edhe elementi subjektiv. “

    Pra, kjo do të thotë se Syla do duhej të ishte në dijeni që deklaratat e tij përbejnë shpifje e kjo pohohet në mënyrë indirekte edhe nga deklarata e Bulliqit në padi”, ka thënë ajo, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykatësi Dren Rogova në këtë  seance ka bërë shikimin dhe dëgjimin e CD-së së dorëzuar nga avokati Zhjeqi, provë kjo që ka përmbajtur video-incizimet, shkrime, postimet në “Facebook” të të paditurit Syla ndaj paditësit Bulliqi.

    Sipas precizimit të padisë së 10 shkurt 2022, kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka rregulluar padinë në kuptimin objektiv për nga lartësia duke e kërkuar 15,000.00 euro nga gazetari Valon Syla për shpifje dhe fyerje me kamatë 8% nga data e parashtrimit të padisë dhe po ashtu ka kërkuar shpenzimet e procedurës.

    Ndryshe sipas padisë së datës 21 janar 2022 thuhet se me datë 09 dhe 13 tetor 2022 i padituri Syla në emisionin “Pressing” në radio televizionin “T7” ka deklaruar se “ paditësi ua ka vjedhur fëmijëve bojën e shkollës” po ashtu duke iu referuar me fjalët “mashtrues me demarkacion…”.

    Në padi thuhet se po ashtu i padituri Syla fyerjet dhe shpifjet kundër paditësit Bulliqi i ka vazhduar edhe në rrjetin social “Facebook” me fjalët “hajduk, mashtrues, uzurpator”.

    Mbi këtë bazë sipas padisë, Bulliqi ka kërkuar që t’i aprovohet padia dhe kërkesëpadia e tij ashtu që në emër të cenimit të autoritetit dhe në emër të shkaktimit të dhimbjes shpirtërore t’i paguhet shuma që do të caktohet në bazë të ekspertizës dhe t’ia paguaj paditësit edhe shpenzimet e procedurës.

    Tutje më 15 shkurt 2022 propozuesi Bulliqi ka bërë propozimin për caktimin e masës së sigurisë ka kërkuar nga gjykata që ta urdhëroj kundërpropozuesin Syla që t’i ndaloj të gjitha fyerjet dhe shpifjet të  drejtuara ndaj Bulliqit

    Po ashtu Bulliqi ka kërkuar përmes parashtresës që Syla të bëjë edhe kërkim falje publike në të gjitha mjetet e informimit dhe rrjetet sociale lidhur me të gjitha shpifjet dhe fyerjet të cilat i ka bërë dhe të njëjtat t’i demantoj në tërësi dhe atë menjëherë nga data e lëshimit të urdhëresës gjyqësore.

    Ndërsa sipas përgjigjes në padi të datës 15 prill 2022, Syla ka kërkuar nga gjykata që ta hedhë poshtë si të pasafatëshme padinë e paditësit Bulliqi dhe i njëjti t’ia kompensojë shpenzimet procedurale e po ashtu ta refuzoj edhe propozimin Bulliqit për caktimin e masës së sigurisë.

    Sipas përgjigjes në padi padia është e pasafatëshme pasi që sipas Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes par.1 të nenin 17 “Afati për paraqitjen e një kërkese për kompensim në bazë të këtij ligji është tre muaj”. Gjithashtu edhe konsiderohet e parakohëshme pasi që paditësi nuk i ka shteruar mjetet juridike në dispozicion para ushtrimit të padisë.

    Po ashtu sipas përgjigjes në padi, Syla gëzon të drejtën për të mbrojtur burimet e informacionit  sipas Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë./Betimipërdrejtsi

    Artikuj të ngjashëm

    Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

    Syla për votimin e fshehtë: Albini po mendon që e shpëton, por deputetën shihet kush po voto në kuti

    Syla: Sali Berisha, si një nuse 80 vjeçare me vello ,Edi Rama mbetët më i freskëti

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.