Artisti i ri Erblin Berisha ka lansuar projektin e tij të parë muzikor i cili mban titullin “Hajde”, raporton Demos.
Për tekstin dhe melodinë e kësaj kënge u përkujdes vet artisti.
Ndërkaq kënga u bë në bashkëpunim me producentin e mirënjohur Fatjon Miftari nga i cili u bë edhe instrumentali i këngës.
Po ashtu projektit muzikor Erblini i’a bashkëngjiti edhe video-klipin, i cili u realizua nga Valon Aziri. ku në këtë videoklip artisti pati paraqitje mjaft tërheqëse.
Më poshtë mund t’a shihni projektin e plotë muzikor: