Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hajdari për mospagesën e Trustit punëtorëve të Trepçës: Nuk jam ministre e minatorëve

    06/06/2022 09:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se janë duke draftuar politikën për industri, ku fokusi kryesor do të jetë te mineralet dhe minierat.

    Përpos përpunimit të metaleve, ministrja Hajdari në një intervistë për Ekonomia Online tha se është e rëndësishme të kontribuojnë edhe në efiçiencën e energjisë respektivisht në agjendën e gjelbër.

    Në pyetjen se pse nuk u janë paguar kursimet pensionale për tri vjet minatorëve të Trepçës, ministrja Hajdari theksoi se: “Unë nuk jam ministre e minatorëve, rezervohem që të përgjigjem në këtë pyetje?”.

    “Përmes politikës që jemi pikërisht duke e draftuar politikën për industri ne po fokusohemi se ku industria mund të kontribuojë sidomos në industrinë primare në këtë rast mineralet, minierat, industrinë përpunuese dhe shërbyese terciare. Përmes sektorit privat ne shohim që mund të kontribuojë shumë ndonëse ministria e ekonomisë i ka minierat me nxjerrjen e mineraleve ne duhet të shikojmë se si t’iu shtojmë vlerën këtyre mineraleve tona e jo t’i shesim si produkte të para ose si lëndë e parë që eksportohet, por më shumë t’iu nxjerrim vlerën dhe efiiencën dhe të transformohen si produkt final për eksport. Dhe në këtë rast me fabrikat e industrisë duket t’i selektojmë ato minerale dhe t’i prodhojmë përpunojmë dhe t’i transformojmë në një produkt me vlerë si produkt i prodhuar në Kosovë”.

    “Ne shohim që përmes politikës industrial interesimit të sektorit privat ne do të kontribuojmë me sektorin privat në përpunimin e metaleve. Përpos përpunimit të metaleve me rëndësi është sepse ne do të kontribuojmë në efiçiencën e energjisë respektivisht në agjendën e gjelbër duke qenë edhe në bashkëpunim të afërt edhe me ministrinë e ekonomisë ku përmes ndryshimit të rregullores së legjislacionit ne do të japim mundësinë që edhe biznesi të kontribuojë në agjendën e gjelbër”.

    Tutje, ajo tha se shumë investitorë kanë vizituar fushën e industrisë përpunuese dhe të metaleve në Kosovë, duke sqaruar se vetëm nga Austria janë 16 komani që shprehur interesimin për investim në Kosovë.

    Sipas saj, institucioneve u mbetet vetëm që të bëjnë më shumë në krijimin e lehtësirave të të bërit biznes.

    “Ne kemi pranuar shumë vizita të investitorëve në fushën e industrisë përpunuese specifikisht në industrinë e metaleve ka shumë interesim nga sektorë të industrisë gjermane. Kanë ardhur edhe 16 kompani austriake”.

    “Ato kanë plane më të mëdha për të investuar në Kosovë, por ne duhet të lehtësojmë edhe legjislacionin e të bërit biznes kryesisht ligjin për investime të huaja dhe për investime strategjike të cilat i kemi bashkuar në një kornizë tani dhe Ligjin për zona ekonomike që ofrojnë lehtësi dhe siguri”, tha Hajdari.

    Të Fundit

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Temperatura e larta, IKSHPK bën apel kujdes

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.