Hajdari: Arben Vitia është simptoma që tregon se kjo qeveri po kalbet nga brenda

Anëtari i ri i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, e bënë përgjegjëse direkte Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhimin me pandeminë dhe rrjtjen rekorde të numrit të qytetarëve të infektuar.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kjo rritje enorme e rasteve me covid 19, përveç se të papërgatitur, e gjen Qeverinë e Kosovës krejt shpërfillëse ndaj jetëve të njerëzve.

“Arben Vitia nuk është shkaktari por simptoma: ai është treguesi më i saktë i një qeverie që po kalbet nga brenda. Gjejnë kohë për gjithçka, përveç shëndetit të njerëzve të cilët i shohin si numra në kutitë e votimit, prandaj dhe procesi i vaksinimit e merr valën vetëm në prag të zgjedhjeve lokale. Sepse për pushtetin, qytetari ose është votues, ose është i pavlefshëm”, tha ai.

Deklarata e plotë e Petrit Hajdarit:

Vitia si simptomë

Numri rekord i rasteve me Covid 19, përveç se të papërgatitur, e gjen Qeverinë e Kosovës krejt shpërfillëse ndaj jetëve të njerëzve. Arben Vitia nuk është shkaktari por simptoma: ai është treguesi më i saktë i një qeverie që po kalbet nga brenda.

Gjejnë kohë për gjithçka, përveç shëndetit të njerëzve të cilët i shohin si numra në kutitë e votimit, prandaj dhe procesi i vaksinimit e merr valën vetëm në prag të zgjedhjeve lokale. Sepse për pushtetin, qytetari ose është votues, ose është i pavlefshëm.

Ju kujtohet kur Kurti mburrej me rezultatin 100 ditor të rënies së rasteve? Krejt e pavërtetë. Rastet kanë variuar në raport me valët e shpërndarjes që i ka pasur sëmundja, e jo në raport me vendimet a masat qeveritare. Dhe kjo gënjeshtër del në pah sot kur, nëse bien rastet, qeveria ka meritë kurse nëse rriten rastet, faji i lihet popullit.

Qeveria po kalb nga brenda me padije e dashakeqësi, Arben Vitia është simptoma e kësaj kalbjeje.

Reklama