Hajdar Beqa: Me përgjegjësi dhe besim, udhëheqim listën fituese të PDK-së në Gjakovë

Kandidati për Asamblenë Komunale të Gjakovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka prezantuar me krenari ekipin që do të përfaqësojë PDK-në në zgjedhjet lokale.
Beqa theksoi se lista e PDK-së është ndërtuar mbi themelet e besimit, profesionalizmit dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës.
I plotë:
Me krenari, me përgjegjësi dhe me besim udhëheqim listën e fitores së PDK-së në Gjakovë !
Kemi dëshmuar si ekip se fjala jonë nuk është premtim i zbrazët, por punë konkrete, projekte të prekshme dhe rezultate që sot i ndiejnë çdo ditë qytetarët e Gjakovës.
Lista jonë është pasqyra më e mirë e profesionistëve, njerëzve të ndershëm e të dëshmuar, që përfaqësojnë çdo lagje, çdo fshat, çdo shtresë të qytetarëve tanë. Ne jemi garancia që zëri i secilit qytetar do të dëgjohet në Kuvendin Komunal.
Krah kandidatit tonë për Kryetar, Ervin Shabani, hyjmë në këtë betejë më të bashkuar se kurrë, për të hapur një kapitull të ri për Gjakovën – një qytet që punëson më shumë, zhvillohet më shpejt dhe lulëzon më fuqishëm.
Kjo është fitorja që e meriton Gjakova. Kjo është PDK – forca e ndryshimit të madh!
#mamirepergjakoven #pdk191 #ervinshabanaj