Hajdar Beqa dhe Ervin Shabani shprehin mbështetje për protestën në Hagë në mbrojtje të çlirimtarëve

Sot, në selinë e Degës së PDK-së në Gjakovë, ish-deputeti Hajdar Beqa, së bashku me kandidatin për Kryetar të Komunës, Ervin Shabani, zhvilluan një takim të rëndësishëm me Fatmir Koci, organizator i protestës në diasporë, dhe Maxhun Shala, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës në Gjakovë.
”Në këtë takim, shprehëm mbështetjen tonë të fuqishme për organizimin e protestës në mbrojtje të çlirimtarëve tanë, e cila do të mbahet më 14 shtator, në ora 14:00, në Hagë.”, shkroi Beqa
Postimi i plotë:
Sot, në selinë e Degës së PDK-së në Gjakovë, së bashku me kandidatin për Kryetar të Komunës, z. Ervin Shabani, zhvilluam një takim me z. Fatmir Koci, Organizator i protestës në diasporë dhe z. Maxhun Shala, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës në Gjakovë.
Në këtë takim, shprehëm mbështetjen tonë të fuqishme për organizimin e protestës në mbrojtje të çlirimtarëve tanë, e cila do të mbahet më 14 shtator, në ora 14:00, në Hagë.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që t’i bashkohen kësaj proteste madhështore, për të ngritur zërin e së vërtetës dhe për të mbrojtur dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.